BOTA
2 minuta leximi
Trump: Fola me Putinin për dronët ukrainas dhe Iranin, nuk pritet paqe e menjëhershme
“Sapo mbarova së foluri në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Telefonata zgjati afërsisht një orë e 15 minuta”, tha Trump në Truth Social.
Trump: Fola me Putinin për dronët ukrainas dhe Iranin, nuk pritet paqe e menjëhershme
Trump: Fola me Putinin për dronët ukrainas dhe Iranin, nuk pritet paqe e menjëhershme / Reuters
4 Qershor 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha sot se diskutoi sulmet e fundit me dronë nga Ukraina ndaj Rusisë dhe në lidhje me Iranin me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Sapo mbarova së foluri në telefon me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Telefonata zgjati afërsisht një orë e 15 minuta”, tha Trump në Truth Social.

“Ishte një bisedë e mirë, por jo një bisedë që do të çojë në paqe të menjëhershme”, tha ai, duke shtuar se Putin i ka thënë “shumë fuqishëm se do të duhet t’i përgjigjet sulmit të fundit ndaj bazave ajrore”.

Lidhur me bisedimet e vazhdueshme mbi programin bërthamor të Iranit, Trump tha se koha po mbaron për vendimin e Iranit në lidhje me armët bërthamore. Trump tha se i ka thënë Putinit se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

Putin “sugjeroi që ai të marrë pjesë në diskutimet me Iranin dhe se ndoshta mund të jetë i dobishëm në arritjen e një përfundimi të shpejtë”, tha Trump.

“Mendoj se Irani ka ngadalësuar vendimin e tij për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe do të na duhet një përgjigje përfundimtare në një periudhë shumë të shkurtër kohore”, shtoi ai.

Veçmas, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se Putin zhvilloi bisedime me Trumpin dhe papën e ri, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us