Sot në Tiranë startoi edicioni i 82-të i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë, me etapën e parë që nisi nga Sheshi "Skënderbej" dhe pritet të përfundojë në Shkodër pas 151 kilometrash.
Në ceremoninë e nisjes në Sheshin "Skënderbeu" në Tiranë ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit.
Me 96 çiklistë nga 15 skuadra të ndryshme, edicioni i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit do të vazhdojë deri më 30 maj.
Në kuadër të këtij turi çiklistik, Policia e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa, duke bllokuar për qarkullimin disa akse rrugore.
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë prej disa vitesh është pjesë e kalendarit të garave ndërkombëtare, duke tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave të huaja.