Pesë punonjës humanitarë nga organizata ndërkombëtare humanitare IHH me seli në Stamboll, që punon me Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), јanë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, njoftoi organizata të mërkurën vonë.
“Pesë nga kolegët tanë që punonin në projektin tonë në Gaza në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) ranë dëshmorë në sulmet e fundit të kryera nga forcat pushtuese izraelite gjatë dy ditëve të fundit, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë", tha IHH në një deklaratë në X.
Organizata dënoi “sulmin e shëmtuar” të Izraelit ndaj punonjësve të ndihmës humanitare, të cilët “rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ofruar ndihmë për popullin e shtypur të Gazës”.
“Martirët tanë janë Mohammed al-Mubayyid, Ahmed Bustan, Mutaz Rajab, Jamal al-Mubayyid, Ishaq al-Tayf”, njoftoi organizata, duke u shprehur ngushëllime familjeve të tyre.
Të dielën, Drejtoresha Ekzekutive e WFP-së, Cindy McCain, paralajmëroi se gjysmë milioni njerëz në Gaza po vuajnë “jashtëzakonisht nga pasiguria ushqimore” dhe janë në rrezik të urisë.