Kancelari gjerman Friedrich Merz të mërkurën vlerësoi përpjekjet diplomatike të Türkiyes për një armëpushim të mundshëm dhe një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Duke folur në një konferencë për media pas samitit të NATO-s në Hagë, Merz tha se zhvilloi një takim dypalësh të gjatë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të samitit, ku u diskutua konflikti në Ukrainë dhe çështje të tjera ndërkombëtare.
“E falënderova atë për gatishmërinë e Turqisë për të marrë një rol ndërmjetësues, përfshirë ofrimin e Istanbul apo Ankarasë si vende të mundshme për një takim të tillë,” tha Merz.
“Gjithashtu i kërkova Presidentit Erdoğan të ushtrojë ndikimin e tij mbi Rusinë dhe presidentin rus që të ulen në tryezën e negociatave, në mënyrë që pas këtyre tre vjetëve e gjysmë të tmerrshëm lufte dhe gjakderdhjeje në Ukrainë, të mund të arrihet më në fund një zgjidhje paqësore.”