BOTA
1 minuta leximi
Irani: Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare vdiq nga plagët e marra në sulmin izraelit
Gjeneralmajor Ali Shadmani ndërroi jetë pas një sulmi izraelit javën e kaluar.
Irani: Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare vdiq nga plagët e marra në sulmin izraelit
Irani: Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare vdiq nga plagët e marra në sulmin izraelit / AA
25 Qershor 2025

Irani njoftoi të mërkurën se një komandant i lartë i Korpusit Islamik të Gardës Revolucionare (IRGC) ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë një sulmi ajror izraelit.

Shtabi Qendror i IRGC-së, Khatam al-Anbiya, konfirmoi se komandanti i tyre, gjeneralmajor Ali Shadmani, ka ndërruar jetë nga plagët.

Javën e kaluar, Izraeli kishte pretenduar se kishte vrarë Shadmanin, duke e përshkruar atë si shefin ushtarak të shtabit iranian.

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj disa lokacioneve në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke pretenduar se Teherani ishte në prag të prodhimit të një bombe bërthamore, pretendim që Irani e mohoi ashpër.

Në përgjigje, Irani nisi sulme raketore dhe me dron, ndërsa ShBA u përfshi në konflikt duke bombarduar tre objekte bërthamore iraniane.

Pas 12 ditësh luftimesh ajrore mes dy rivalëve të përbetuar rajonalë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us