Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do të ketë asnjë problem.
Presidenti Erdoğan është pyetur nga një gazetar nga Kosova gjatë konferencës për media pas samitit të NATO-s në Hagë lidhur me KFOR-in Turk që po qëndron në veri të vendit, pjesën e banuar me shumicë të minoritetit serb në Kosovë.
“KFOR-i Turk ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i Turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdoğan, duke folur për gazetarët në Hagë pas samitit.
Samiti dyditor i NATO-s përfundoi sot. Në këtë ngjarje morën pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës.
Gjatë samitit, vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.