LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Në sulmet izraelite vriten 71 banorë të tjerë të Gazës, numri i të vdekurve arrin në 52.300
Gati 117.800 palestinezë janë të plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023, thotë ministria e Shëndetësisë.
Në sulmet izraelite vriten 71 banorë të tjerë të Gazës, numri i të vdekurve arrin në 52.300
Në sulmet izraelite vriten 71 banorë të tjerë të Gazës, numri i të vdekurve arrin në 52.300 / AA
28 Prill 2025

Të paktën 71 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 në 52.314, tha të hënën ministria e Shëndetësisë.

Nëpërmjet një kominikate ministria njoftoi se 153 persona të tjerë të plagosur u transferuan gjithashtu në spitale, duke e çuar numrin e të plagosurve në 117.792 në sulmin izraelit.

"Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t'i arrijnë ata", shtoi ajo.

Ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Gaza më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 2.222 persona dhe ka plagosur mbi 5.700 të tjerë pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​fletarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us