BOTA
1 minuta leximi
Putini shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë midis 8 dhe 11 majit
Ukraina ende nuk ka reaguar ndaj vendimit.
Putini shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë midis 8 dhe 11 majit
Putini shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë midis 8 dhe 11 majit / AA
28 Prill 2025

Presidenti rus Vlladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim të njëanshëm në Ukrainë, ndërsa Moska do ta shënojë 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një deklaratë nga Kremlini tha se Putin urdhëroi ndërprerjen e të gjitha veprimeve ushtarake në Ukrainë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit.

"Rusia beson se pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull", tha deklarata, duke vënë në dukje se Moska do të japë "një përgjigje të përshtatshme dhe efektive" nëse armëpushimi shkelet nga Ukraina.

"Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë", shtoi ajo.

Ukraina ende nuk ka reaguar ndaj vendimit.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us