BOTA
1 minuta leximi
Katari, Iraku, Kuvajti dhe Bahreini mbyllin hapësirën ajrore
Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës
Katari, Iraku, Kuvajti dhe Bahreini mbyllin hapësirën ajrore
Katari, Iraku, Kuvajti dhe Bahreini mbyllin hapësirën ajrore / Reuters
23 Qershor 2025

Pas sulmit të Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, Kuvajti, Bahreini dhe Iraku kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore.

Sipas lajmit të publikuar nga agjencia zyrtare irakiane INA, e gjithë hapësira ajrore e vendit, përfshirë pjesën jugore, është mbyllur për fluturime.

Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës.

Agjencia zyrtare kuvajtiane KUNA tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur përkohësisht deri në njoftim të mëtejshëm. Vendimi është marrë me qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të sigurisë nën dritën e zhvillimeve rajonale.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit BNA njoftoi se hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.

Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, "EgyptAir" ka anuluar fluturimet e saj në rajonin e Gjirit.

Ndërkohë hapësira ajrore e Katarit u mbyll më parë për fluturimet.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us