11 Qershor 2025
Kosova njoftoi të mërkurën se do të presë përkohësisht migrantët e deportuar nga ShBA-ja.
Në një deklaratë, zyra e shtypit e qeverisë tha se Kosova mund të bashkëpunojë me ShBA-në për pranimin dhe vendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në kushte të caktuara.
Ajo tha se vendi mund të presë deri në 50 persona për një vit për të lehtësuar kthimin e sigurt të migrantëve në vendin e tyre të origjinës.
"Qeveria ... është e gatshme të marrë pjesë në këtë proces, me mundësinë e përzgjedhjes së individëve nga një listë e propozuar që plotësojnë kritere të caktuara në lidhje me sundimin e ligjit dhe rendin publik", theksoi deklarata, duke shtuar se ShBA-ja vazhdojnë të jenë aleatët e palëkundur të Kosovës.