RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, Kurti viziton familjen e ish-policit Spahiu: Serbia ta lirojë sa më parë
Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës që Spahiu të lirohet sa më parë.
Kosovë, Kurti viziton familjen e ish-policit Spahiu: Serbia ta lirojë sa më parë
Kosovë, Kurti viziton familjen e ish-policit Spahiu: Serbia ta lirojë sa më parë / Kosova Press
14 Qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj dhe deputetja Liza Gashi vizituan të premten familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet në burg nga autoritetet serbe.

Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës që Spahiu të lirohet sa më parë.

Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij. Familjarët ndërkaq u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin, thuhet në njoftim.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës Arbnor Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe më shtatë qershor në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, dhe ndaj tij është shqiptuar masa tridhjetë ditë paraburgim për rastin Banjska.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us