13 Qershor 2025
Izraeli ka rifilluar sulmet ndaj objektivave iraniane, duke vazhduar operacionet ushtarake që filluan herët të premten.
Sulmet përfaqësojnë një vazhdim të operacionit ushtarak të Izraelit kundër Iranit të nisur në orët e para të së premtes, duke vënë në shënjestër programin bërthamor të vendit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi.
Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se operacioni do të vazhdojë derisa të eliminohet "kërcënimi".
"Ky operacion do të vazhdojë për aq ditë sa të duhen për ta larguar këtë kërcënim", tha Netanyahu.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi se mbrojtja ajrore u riaktivizua në kryeqytetin Teheran për të kapur sulme të reja izraelite.