Konsulli kroat dhe bashkëshortja e tij janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi ndërtesën ku ata jetojnë në Tel Aviv.
Ambasadorja e Kroacisë në Izrael, Vesela Mërden Koraç, e ka konfirmuar për mediat kroate se ndërtesa ku jetonin dy diplomatët kroatë është dëmtuar rëndë.
"Konsulli dhe bashkëshortja e tij kanë pësuar lëndime të lehta," tha ambasadorja për portalin 24sata.hr.
Ajo shtoi se evakuimi nga Izraeli nuk është i mundur për shkak të mbylljes së trafikut ajror dhe sulmeve të shpeshta.
Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore, ku u vranë më shumë se 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë, dhe u plagosën gati 380 të tjerë.
Irani u përgjigj me raketa balistike që goditën disa lokacione në të gjithë Izraelin, ku sipas raportimeve u vranë tre persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë.