RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, Maarif organizon panairin e shkencës dhe solidaritetit në Prizren
Nxënësit e shkollave Maarif nga Prizreni ekspozuan punimet e tyre shkencore të fushave të ndryshme si kimi, robotikë dhe fusha të tjera në kampusin e shkollës Maarif në Prizren.
Kosovë, Maarif organizon panairin e shkencës dhe solidaritetit në Prizren
Kosovë, Maarif organizon panairin e shkencës dhe solidaritetit në Prizren / AA
28 Maj 2025

Në qytetin e Prizrenit është organizuar "Panairi i Shkencës dhe Solidaritetit" nga International Maarif Schools of Kosova (TMV).

Nxënësit e shkollës Maarif nga Prizreni ekspozuan punimet e tyre shkencore të fushave të ndryshme si kimi, robotikë dhe fusha të tjera, në kampusin e shkollës Maarif të këtij qyteti.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte përfaqësuesi i TMV-së në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, konsulli i përgjithshëm i Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, mësimdhënës dhe nxënës.

Për pjesëmarrësit u shtrua më pas edhe një koktej rasti.

Në Kosovë shkolla Maarif ka dy degë, në Prishtinë dhe Prizren, ku mësimin e ndjekin rreth 780 nxënës.

Maarif bashkëpunon me shumë universitete turke në mënyrë që nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta të kenë mundësi të njihen me ofertat për të studiuar në Türkiye, për të cilat kanë zbritje.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us