POLITIKË
2 minuta leximi
Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore Iran-ShBA do të mbahet në Oman më 15 qershor
Që nga prilli, Teherani dhe Uashingtoni janë angazhuar në pesë raunde negociatash të tërthorta bërthamore në Muskat dhe Romë, të ndërmjetësuara nga Omani.
Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore Iran-ShBA do të mbahet në Oman më 15 qershor
Raund i gjashtë i bisedimeve bërthamore Iran-ShBA do të mbahen në Oman më 15 qershor / Reuters
11 Qershor 2025

Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe ShBA-së do të mbahet në kryeqytetin e Omanit, Muskat, më 15 qershor.

“Raundi i ardhshëm i bisedimeve indirekte Iran-ShBA është planifikuar të mbahet në Muskat të dielën e ardhshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei tha në një deklaratë në lidhje me çështjen.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump kishte njoftuar në një deklaratë pas një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se bisedimet me Iranin do të mbaheshin më 12 qershor.

Që nga prilli, Teherani dhe Uashingtoni janë angazhuar në pesë raunde negociatash të tërthorta bërthamore në Muskat dhe Romë, të ndërmjetësuara nga Omani. Ndërsa të dyja palët kanë pranuar njëfarë progresi, ende nuk është arritur një përparim vendimtar.

Ajo që po ndërlikon bisedimet është këmbëngulja e ShBA-së që Irani të çmontojë programin e tij të pasurimit të uraniumit, një kërkesë që zyrtarët e lartë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm dhe kryenegociatorin Abbas Araghchi, e kanë quajtur “të panegociueshme”.

Trumpi ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje e re bërthamore për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila Uashingtoni u tërhoq në vitin 2018.

Ndërsa Irani thotë se është gati të godasë bazat amerikane nëse shpërthen konflikt për programin bërthamor.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us