LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Pesë fëmijë të vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës
Sulmet ajrore izraelite vazhdojnë në të gjithë Gazën, duke përfshirë një sulm në perëndim të Rafahut, ndërsa numri i viktimave civile rritet.
Pesë fëmijë të vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës
Pesë fëmijë të vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës / AP
22 Mars 2025

Pesë fëmijë palestinezë u vranë të shtunën në një sulm ajror izraelit që kishte në shënjestër shtëpinë e familjes së tyre në qytetin e Gazës, në veri të enklavës.  

Zyrtarët mjekësorë konfirmuan për Anadolu se fëmijët humbën jetën kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e familjes Mashharawi në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.  

Sulmi është pjesë e një ofensive të vazhdueshme izraelite që është intensifikuar ditët e fundit.  

Ndërkohë, një tjetër sulm ajror izraelit goditi perëndimin e Rafahut në jug të Gazës. Raportet e para nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave nga ky sulm, raportoi një korrespondent i Anadolu.  

Më herët të shtunën, bombardime të rënda izraelite kishin në shënjestër shtëpi dhe toka bujqësore në qytetin e Gazës.  

Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 900 janë plagosur në një sulm të beftë ajrore nga Izraeli mbi Gaza që nga e marta, duke shkatërruar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që ishte vendosur në janar.  

Që nga tetori i vitit 2023, gati 50.000 palestinezë janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 112.000 janë plagosur në një ofensivë brutale ushtarake izraelite mbi Gaza.  


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us