POLITIKË
1 minuta leximi
Argjentina do të zhvendosë ambasadën në Jerusalem në 2026
Presidenti argjentinas Javier Milei njoftoi se vendi i tij do të zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem në vitin 2026. Deklarata u bë gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin izraelit, në një vizite zyrtare në Izrael.
Argjentina do të zhvendosë ambasadën në Jerusalem në 2026
Argjentina do të zhvendosë ambasadën në Jerusalem në 2026 / Reuters
11 Qershor 2025

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka deklaruar se vendi i tij do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalemin Perëndimor, një prej çështjeve më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

“Jam krenar të njoftoj para jush se në vitin 2026 do ta bëjmë efektive zhvendosjen e ambasadës sonë në qytetin e Jerusalemit Perëndimor”, tha Milei të mërkurën në një fjalim në parlamentin izraelit gjatë një vizite zyrtare.

Aktualisht, ambasada argjentinase ndodhet pranë qytetit bregdetar Tel Aviv.

Kjo është hera e dytë që Milei viziton zyrtarisht Izraelin, hera e parë ishte në shkurt të vitit 2024, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës si president, dhe ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit.

Vizita e tij këtë javë në Tel Aviv dhe Jerusalem përfshin një agjendë të ngjeshur: takime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, familjarët e pengjeve të luftës, një vizitë në Murin Perëndimor dhe marrjen e të ashtuquajturit “Çmimi Nobel Hebre”.

Milei është cilësuar si një nga aleatët më të zëshëm ndërkombëtarë të Izraelit gjatë ofensivës së tij ushtarake në Gaza.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us