BOTA
1 minuta leximi
ShBA, studentët e Universitetit Yale protestojnë kundër vizitës së ministrit izraelit Ben-Gvir
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, mund të shihet se disa studentë hebrenj, duke tentuar të provokojnë aktivistët iu afruan atyre teksa ata po brohorisnin.
ShBA, studentët e Universitetit Yale protestojnë kundër vizitës së ministrit izraelit Ben-Gvir
ShBA, studentët e Universitetit Yale protestojnë kundër vizitës së ministrit izraelit Ben-Gvir / AA
24 Prill 2025

Studentët pro-palestinezë në Universitetin Yale të ShBA-së protestuan kundër vizitës së ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili pritet të mbajë një fjalim në universitet.

Protestuesit pro-palestinezë të mbledhur në kampusin e Yale-s në shtetin Massachusetts, protestuan kundër ftesës së dhënë ndaj Ben-Gvirit për vizitë në universitet.

Qindra studentë, të cilët ngritën një kamp mbështetës për Palestinën me 8 tenda në kampusin e universitetit, brohoritën "Ne jemi këtu dhe do ta kalojmë natën këtu" gjatë protestës së tyre që zgjati me orë të tëra.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, mund të shihet se disa studentë hebrenj, duke tentuar të provokojnë aktivistët iu afruan atyre teksa ata po brohorisnin.

Administrata e universitetit në një deklaratë për grupin aktivist, i cili tha në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me asnjë organizatë, theksoi se vendosja e tendave dhe objekteve të ngjashme në kampusin e universitetit ishte e ndaluar pa leje me shkrim.

Grupi aktivist u largua nga kampusi i universitetit pasi administrata njoftoi se studentët që rezistojnë mund të ndaloheshin nëse nuk shpërndaheshin deri në orën 23:00 me kohën lokale.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us