LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Mjeku vullnetar në Gaza: Gjatë kryerjes së detyrës u përballëm me një shi zjarri dhe vdekjeje
"Fëmijët po pyesin: 'Pse nuk vdiqa me motrën time, nënën time, babanë tim?' Jo nga ekstremizmi, por nga pikëllimi i padurueshëm", tha ai.
Mjeku vullnetar në Gaza: Gjatë kryerjes së detyrës u përballëm me një shi zjarri dhe vdekjeje
Mjeku vullnetar në Gaza: Gjatë kryerjes së detyrës u përballëm me një shi zjarri dhe vdekjeje
29 Maj 2025

Traumatologu nga Kalifornia, Feroze Sidhwa, i cili punoi vullnetarisht në Spitalin Evropian në Gaza në fillim të këtij viti, e përshkroi situatën atje si një shi zjarri dhe vdekjeje në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje.

"Paralelisht me viktimat e mëdha ne u përballëm me një shi zjarri dhe vdekjeje që binte përreth nesh", tha Sidhwa, duke rrëfyer tmerret që pa, veçanërisht gjatë shkeljes së armëpushimit nga Izraeli më 18 mars.

"Atë ditë pashë ngjarjen më ekstreme të viktimave masive të karrierës sime. Në Kompleksin Mjekësor Nasser një mëngjes mbërritën 221 pacientë me trauma. Nëntëdhjetë prej tyre kishin vdekur gjatë rrugës derisa sa u sollën në spital, pothuajse gjysma e tyre fëmijë me lëndime të rënda", tha ai.

Duke vënë në dukje se asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund ta përballonte këtë, aq më pak një sistem nën rrethim dhe pa furnizime, Sidhwa theksoi se spitalet duhet të jenë vende strehimi, por se mbrojtja në Gaza nuk ekziston më.

Ai tha se shumë fëmijë ishin qëlluar në kokë dhe se ai personalisht kishte trajtuar 13 raste të tilla në dy javë në Spitalin Evropian.

"Fëmijët po pyesin: 'Pse nuk vdiqa me motrën time, nënën time, babanë tim?' Jo nga ekstremizmi, por nga pikëllimi i padurueshëm", tha ai.

Duke bërë thirrje për veprime vendimtare, Sidhwa i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, të ndalojë transferimin e armëve, të garantojë evakuime mjekësore dhe të sigurojë qasje të qëndrueshëm humanitar.

"Nëse ky Këshill hesht dhe nuk vepron tani, ky dokument do të dëshmojë për një dështim global për të ofruar ndihmë emergjente dhe një shkatërrim në ndërgjegjen tonë kolektive", paralajmëroi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us