BOTA
2 minuta leximi
Holandë, Universiteti Erasmus i Rotterdamit ngrin bashkëpunimin me 3 universitete izraelite
Deklarata thekson se vendimi u mor për shkak të rrezikut të kontributit të universiteteve izraelite në shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria izraelite.
Holandë, Universiteti Erasmus i Rotterdamit ngrin bashkëpunimin me 3 universitete izraelite
Holandë, Universiteti Erasmus i Rotterdamit ngrin bashkëpunimin me 3 universitete izraelite / AA
5 Qershor 2025

Universiteti Erasmus në Roterdam (EUR) të Holandës njofton se ka ngrirë bashkëpunimin institucional me 3 universitete në Izrael.

Administrata e universitetit tha se janë pezulluar programet e shkëmbimit me universitetet izraelite "Bar-Ilan", "The Hebrew University of Jerusalem" dhe "Haifa" dhe se nuk do të iniciohen bashkëpunime të reja kërkimore.

Deklarata përfshin informacion se fakultetet në Universitetin Erasmus mund të marrin pjesë në bashkëpunime ose konzorciume ndërkombëtare, siç janë programet Horizon, me kusht që të mos bëhen bashkëpunime të drejtpërdrejta me këto universitete izraelite.

Vendimi u mor pas rekomandimit të Komitetit Këshillimor për Bashkëpunime të Ndjeshme (ACGS) të krijuar brenda universitetit javën e kaluar, thuhet në deklaratën e kryetares së Bordit të Drejtuesve të EUR, Annelien Bredenoord.

"Bazuar në hulumtimin e Komitetit, ne e shohim rrezikun e përfshirjes indirekte në shkeljet e të drejtave të njeriut shumë të lartë. Bashkëpunimet institucionale dhe programet ekzistuese të shkëmbimit do të mbeten të ngrira dhe bashkëpunimet e reja nuk do të iniciohen nëse nuk kemi besim se bashkëpunimi nuk do ta përfshijë indirekt EUR në shkeljet e të drejtave të njeriut", tha Bredenoord.

- Rreziku i kontributit të universiteteve izraelite në shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria izraelite

Deklarata thekson se vendimi u mor për shkak të rrezikut të kontributit të universiteteve izraelite në shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria izraelite. Sipas hulumtimit të Komitetit, ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme që universiteti "Bar-Ilan" të jetë i përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Pasi vihet në dukje rreziku i përfshirjes së "The Hebrew University of Jerusalem" dhe Universitetit të Haifës në shkeljen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në aktivitetet kërkimore në territoret e pushtuara palestineze dhe bashkëpunimin me ushtrinë izraelite, në deklaratë theksohet se Bordi i drejtuesve të Universitetit Erasmus në Rotterdam do të kontaktojë me administratat e të dy universiteteve brenda dy javësh.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us