BOTA
2 minuta leximi
Katari dënon sulmin e Iranit ndaj bazës amerikane, e quan shkelje të sovranitetit
Katari dënoi sulmin me raketa të Iranit në bazën ajrore "Al Udeid" të SHBA-së të vendosur në territorin e tij, duke e quajtur sulmin "shkelje flagrante" të sovranitetit dhe hapësirës së tij ajrore.
Katari dënon sulmin e Iranit ndaj bazës amerikane, e quan shkelje të sovranitetit
Katari dënon sulmin e Iranit ndaj bazës amerikane, e quan shkelje të sovranitetit / AA
23 Qershor 2025

Katari dënoi sulmin me raketa të Iranit në bazën ajrore "Al Udeid" të SHBA-së të vendosur në territorin e tij, duke e quajtur sulmin "shkelje flagrante" të sovranitetit dhe hapësirës së tij ajrore.

Shteti i Gjirit tha se rezervon të drejtën për t'u përgjigjur në përputhje me ligjin ndërkombëtar, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në X pas një sulmi me raketa nga Irani në kundërpërgjigje për sulmet ajrore amerikane gjatë fundjavës në vendet bërthamore iraniane.

"Katari e dënon fuqishëm sulmin ndaj bazës ajrore 'Al Udeid' nga Garda Revolucionare Iraniane", tha zëdhënësi Majed al-Ansari duke e quajtur atë "shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së".

Ai theksoi se "Katari rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur në mënyrë proporcionale dhe të drejtpërdrejtë ndaj këtij agresioni flagrant, në përputhje me ligjin ndërkombëtar".

"Sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit i kapën me sukses raketat iraniane", theksoi Al-Ansari duke shtuar se baza ishte evakuuar më parë si pjesë e protokolleve paraprake, duke patur parasysh tensionet në rritje në rajon.

Al-Ansari vuri në dukje se u morën të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin në objekt, përfshirë forcat e armatosura të Katarit, trupat aleate dhe të tjerë të stacionuar në vend.

Ai konfirmoi se nga sulmi nuk ka viktima.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us