BOTA
2 minuta leximi
Raporti i Komisionit Evropian: Bullgaria është gati të kalojë në monedhën euro
Numri i anëtarëve të Eurozonës arriti në 20 me kalimin së fundmi të Kroacisë në euro në vitin 2023.
Raporti i Komisionit Evropian: Bullgaria është gati të kalojë në monedhën euro
Raporti i Komisionit Evropian: Bullgaria është gati të kalojë në monedhën euro / AA
4 Qershor 2025

Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007, është gati të kalojë në euro në fillim të vitit të ardhshëm.

KE-ja publikoi raportin e Konvergjencës, i cili vlerëson nivelin e gatishmërisë së shteteve anëtare të BE-së që nuk e përdorin monedhën euro për t'u bashkuar me Eurozonën.

Në raportin ku vihet në dukje se Bullgaria ka bërë përparim në procesin e bashkimit me Eurozonën thuhet se "KE-ja arriti në përfundimin se Bullgaria është gati të kalojë në euro që nga 1 janari 2026".

Po ashtu, raporti tregon se Bullgaria ka përmbushur kriteret për kalimin në euro dhe se vendi do të bëhet anëtari i 21-të i Eurozonës sapo të kalojë në euro.

Bullgaria u gjet në përputhje me kërkesat e statutit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), informohet në raportin ku bëhet e ditur se vlerësimi i Komisionit përfshin një gamë të gjerë faktorësh si stabiliteti i çmimeve, financat publike të qëndrueshme, stabiliteti i kursit të këmbimit, normat e ulëta të interesit afatgjatë, bilanci i pagesave, integrimi i produkteve, punës dhe tregjeve financiare.

Vendimi përfundimtar për kalimin e Bullgarisë në euro do të merret nga Këshilli i Evropës pasi Parlamenti Evropian (PE) dhe BQE-ja të paraqesin mendimet e tyre.

- Rreth Eurozonës

Euro hyri në fuqi në vitin 1999 në formë të regjistruar ndërsa në vitin 2002 monedhat euro u futën në tregjet në vendet e BE-së që e miratuan monedhën.

Euro përdoret nga rreth 340 milionë njerëz në Evropë edhe emërtohet si "Njësia Monetare Evropiane", "ECU" dhe "euro". Numri i anëtarëve të Eurozonës arriti në 20 me kalimin së fundmi të Kroacisë në euro në vitin 2023.

Politika monetare e vendeve të quajtura Eurozona zhvillohet nga BQE-ja, me seli në Frankfurt.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us