TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidentët Erdoğan dhe Aliyev inauguruan Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit azerbajxhanas Laçin
Çelësat simbolikë të aeroportit iu dorëzuan Erdoğanit dhe Aliyevit, të cilët prenë shiritin për hapjen e aeroportit të ri.
Presidentët Erdoğan dhe Aliyev inauguruan Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit azerbajxhanas Laçin
Presidentët Erdoğan dhe Aliyev inauguruan Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit azerbajxhanas Laçin / AA
28 Maj 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev inauguruan Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit azerbajxhanas Laçin.

Çelësat simbolikë të aeroportit iu dorëzuan Erdoğanit dhe Aliyevit, të cilët prenë shiritin për hapjen e aeroportit të ri. Të dy udhëheqësit pozuan për mediat me çelësat.

Më pas, Erdoğan dhe Aliyev vizituan ndërtesën e aeroportit dhe u informuan nga zyrtarët.

Të dy presidentët zhvilluan një takim në aeroport.

Pas inaugurimit, Erdoğan dhe Aliyev inspektuan gjithashtu autostradën Kalbajar-Laçin, urat dhe viaduktet dhe morën informacione nga autoritetet.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us