RAJONI
1 minuta leximi
Shoferët e taksive në Athinë hyjnë në grevë 48-orëshe
Në rajonin e Atikës, i cili përfshin Athinën, shoferët e taksive ndërprenë punën që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, si pjesë e grevës së thirrur nga Sindikata e shoferëve të taksive.
Shoferët e taksive në Athinë hyjnë në grevë 48-orëshe
Shoferët e taksive në Athinë hyjnë në grevë 48-orëshe / AA
28 Maj 2025

Shoferët e taksive në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kanë nisur grevë 48-orësh.

Në rajonin e Atikës, i cili përfshin Athinën, shoferët e taksive ndërprenë punën që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, si pjesë e grevës së thirrur nga Sindikata e shoferëve të taksive.

Greva do të vazhdojë deri në orën 06:00 të së premtes.

Shoferët e taksive dolën me kërkesat e tyre, të tilla si luftimi i taksive pirate, kontrollimi i praktikave që i ngjajnë transportit me taksi, ulja e normave të taksave dhe kërkesa që qeveria të gjejë zgjidhje për problemet e sektorit.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us