TÜRKİYE
1 minuta leximi
Qindra balona në qiellin e Istanbulit për një fëmijë që fitoi luftën kundër kancerit
Familja u gëzua shumë kur Ali Asafi, i cili iu nënshtrua dy viteve trajtim, e rifitoi shëndetin pas një procesi të vështirë trajtimi dhe transplantimi të palcës së kockave.
Qindra balona në qiellin e Istanbulit për një fëmijë që fitoi luftën kundër kancerit
Qindra balona në qiellin e Istanbulit për një fëmijë që fitoi luftën kundër kancerit / AA
26 Maj 2025

Mijëra njerëz, duke iu përgjigjur thirrjes së babait të tij në mediat sociale, lëshuan balona shumëngjyrëshe në qiell në lagjen Sancaktepe të Istanbulit për ta ndarë lumturinë e Ali Asaf Demirit, i cili mposhti kancerin në moshën 3-vjeçare pasi u diagnostikua me të kur ishte 8-muajsh.

Ali Asafi, djali i Esra dhe Samet Demirit që jeton në Sancaktepe, u diagnostikua me kancer kur ishte 8-muajsh.

Familja u gëzua shumë kur Ali Asafi, i cili iu nënshtrua dy viteve trajtim, e rifitoi shëndetin pas një procesi të vështirë trajtimi dhe transplantimi të palcës së kockave.

Babai Samet Demiri, në njoftimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha: "Miq, nuk kemi shumë rreth. Djali im e mundi kancerin dhe dëshiron të lëshojë balona. A do të vini?".

Ky postim u përhap me shpejtësi. Shumë njerëz shprehën dëshirën të bashkoheshin për ta bërë Ali Asafin të lumtur dhe për të mbështetur familjen.

Si rezultat i organizimit, u mbajt një aktivitet në parkun e sheshit "Sancaktepe".

Mijëra njerëz u mblodhën në park për ta ndarë lumturinë e familjes. Qindra motoçiklistë erdhën aty me balonat e tyre.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us