Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Mianmar është rritur në 1.000, ndërsa mbi 2.300 janë lënduar, njoftoi media shtetërore.
Sipas MRTV-së, numri i të vdekurve është 1.002, ndërsa 2.376 janë lënduar dhe 30 rezultojnë të zhdukur në gjithë vendin.
Ndihma ndërkombëtare dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të rriten ndërsa Mianmari dhe Tajlanda u goditën nga tërmete shkatërruese të premten.
Autoritetet në Tajlandën fqinje thanë se 11 provinca janë prekur, me tetë të vdekur dhe 101 të zhdukur, ndërsa një rrokaqiell në Bangkok u shemb.
Të paktën 50 xhami në gjithë Mianmarin u shembën gjatë namazit të xhumasë , duke vrarë afro 300, sipas Khit Thit News.
Malajzia, Indonezia, India, Australia, Pakistani, Zelanda e Re dhe vende të tjera shprehën solidaritet dhe ofruan ndihmë për Mianmarin, i cili gjithashtu është përfshirë nga konfliktet e brendshme etnike.
Gjenerali Min Aung Hlaing, sundimtari i juntës së Mianmarit, vizitoi zonat e prekura në rajonin Mandalay dhe inspektoi masat e marra për të shpëtuar njerëzit, tha MRTV-ja shtetërore përmes Telegramit.
Junta, në një hap të rrallë, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë humanitare.
Një tërmet i fortë me magnitudë 7,7 ndodhi të premten me epiqendër në rajonin Sagaing të Mianmarit.
Goditja e parë u pasua nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë 12 minuta më vonë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.