BOTA
2 minuta leximi
Kore e Jugut, kandidati i opozitës kryesore kryeson në zgjedhjet presidenciale
Pas përfundimit të votimit në Korenë e Jugut, një "exit poll" tregoi se Lee Jae-myung i Partisë Demokratike (DP) të opozitës kryesore, kryeson zgjedhjet me më shumë se gjysmën e votave.
Kore e Jugut, kandidati i opozitës kryesore kryeson në zgjedhjet presidenciale
Kore e Jugut, kandidati i opozitës kryesore kryeson në zgjedhjet presidenciale / AA
3 Qershor 2025

Pas përfundimit të votimit në Korenë e Jugut, një "exit poll" tregoi se Lee Jae-myung i Partisë Demokratike (DP) të opozitës kryesore, kryeson zgjedhjet me më shumë se gjysmën e votave.

Në Korenë e Jugut e cila numëron 44 milionë votues të regjistruar, përfundoi procesi i votimit që filloi në orën 06:00 sipas kohës lokale, për ta mbushur vendin e lënë bosh nga ish-presidenti Yoon Suk Yeol që u shkarkua nga detyra.

Sipas rezultateve të "exit poll"-it, Lee kryeson zgjedhjet me 50,6 për qind të votave, ndërsa Kim Moon-soo i Partisë së Pushtetit Popullor (PPP) në pushtet ka marrë 39,4 për qind.

Numërimi i votave do të vazhdojë deri nesër, por rezultati jozyrtar pritet të qartësohet rreth mesnatës. Rezultatet zyrtare do të shpallen pasi Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve të mblidhet nesër në mëngjes.

Meqenëse zgjedhjet u mbajtën për shkak të shkarkimit të presidentit, presidenti i sapozgjedhur do ta marrë menjëherë detyrën pas ceremonisë së betimit që do të mbahet në Asamblenë Kombëtare nesër, pa një periudhë tranzicioni.

Rreth 15.4 milionë njerëz, që përbëjnë 34.74 për qind të votuesve të vendit, përfituan nga votimi i parakohshëm më 29-30 maj. Ky ishte niveli më i lartë i parë ndonjëherë në praktikën e votimit të parakohshëm, i cili u lançua për herë të parë në vitin 2014.

Përveç Lee dhe Kim në fletën e votimit janë edhe emrat e Lee Jun-seok nga Partia e Re Reformës, Kwon Young-guk nga Partia Demokratike e Punëtorëve dhe i pavaruri Song Jin-ho.

Shpallja e ligjit ushtarak dhe procesi i shkarkimit nga detyra nga Yoon

Presidenti i atëhershëm Yoon Suk Yeol shpalli ligjin ushtarak më 3 dhjetor 2024 me arsyetimin se "opozita ishte e përfshirë në aktivitete anti-shtetërore", por u detyrua të tërhiqej pas vendimit për heqjen e tij nga votimi i parlamentit dhe miratimi i kabinetit.

Yoon, shkarkimi i të cilit u kërkua në votimin e Asamblesë Kombëtare më 14 dhjetor 2024, u pezullua përkohësisht nga detyra deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të.

Pas gjyqit, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Asamblesë Kombëtare për shkarkim në vendimin e saj më 4 prill dhe miratoi shkarkimin e Yoonit nga detyra për shkak të shpalljes së ligjit ushtarak.

Gjykata vendosi që zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 60 ditëve për ta përcaktuar presidentin e ri, dhe kabineti caktoi 3 qershorin si datën e zgjedhjeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us