Foshnjat e porsalindura në Gaza janë në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore të shkaktuara nga bllokada izraelite.
Mjekët palestinezë thanë se jeta e foshnjave të porsalindura është në rrezik, veçanërisht për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve për fëmijë.
Pediatërit që punojnë në Kompleksin Mjekësor Nasser theksuan se foshnjat e porsalindura, nëse janë të dobëta ose lindin me ndonjë sëmundje, kanë nevojë për ushqim shtesë, ilaçe dhe kujdes mjekësor.
Megjithatë, ata thanë se edhe këto nevoja themelore dhe thelbësore nuk mund të sigurohen për shkak të bllokadës izraelite.
Pothuajse 51 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023.