Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fuat Oktay, në ditën e tretë të vizitës në Shqipëri është pritur në takim nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Takimi i kryediplomatit Hasani me delegacionin turk u realizua në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.
Gjatë vizitës në Shqipëri që filloi më 29 qershor, delegacioni nga Parlamenti turk u prit në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.
Delegacioni turk gjithashtu dje u takua edhe me përfaqësuesit e zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri dhe stafin e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), si dhe me mori pjesë në darkën e punës të organizuar në Tiranë me biznesmenë turq dhe shqiptarë.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish-zëvendëspresidenti i Türkiyes, Oktay, janë edhe anëtarët Ahmet Fethan Baykoç, Oğuz Üçüncü, Talih Özcan, İsmail Özdemir, Metin Ergun, si dhe zyrtarë të tjerë.