Pesë ushtarë izraelitë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, tha ushtria të martën.
Në një deklaratë, ushtria tha: “Pesë ushtarë nga Batalioni Netzah Yehuda i Brigadës Kfir u vranë në përleshje në pjesën veriore të Rripit të Gazës mbrëmjen e së hënës, dhe 14 të tjerë u plagosën, përfshirë dy në gjendje të rëndë.”
Ndërkohë, Radioja e Ushtrisë Izraelite raportoi se incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës kur një patrullë këmbësorie nga Batalioni Netzah Yehuda po kalonte nëpër qytetin Beit Hanoun.
"Ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur në anë të rrugës pak pas orës 22:00 (1900GMT) të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët ishin në këmbë dhe jo brenda ndonjë automjeti,” shtoi radioja.
"Gjatë evakuimit të të plagosurve nga vendi i shpërthimit, militantë të armatosur që ndodheshin në pritë hapën zjarr ndaj forcave të shpëtimit, duke shkaktuar viktima të tjera", kumtoi radioja.
"Evakuimi u bë i ndërlikuar dhe i zgjatur, dhe u thirrën forca shtesë shpëtimi”, tha ushtria.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 57.500 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.