Si pasojë e përhapjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se trafiku në rrugën Stenkovec-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimit, përfshirë edhe pika kufitare drejt Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në koordinim me institucionet e tjera kompetente po merren masa për shuarjen e zjarrit.
"U bëjmë thirrje qytetarëve të mos drejtohen drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht", apeluan nga ministria.
Zjarri në afërsi të Bllacës është aktiv që dje dhe u përhap shpejt për shkak të erërave dhe temperaturave të larta. Autoritetet po punojnë për shuarjen e tij në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa qytetarëve u bëhet apel ta shmangin zonën derisa situata të stabilizohet.