RAJONI
1 minuta leximi
Shkup, gjendet trupi i një personi dhe bagëti të djegura pasi një stallë u përfshi nga zjarri
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se një trup njeriu dhe bagëti të djegura janë gjetur nga zjarrfikësit mbrëmë pas shuarjes së një zjarri që shpërtheu pranë urës së Lepencit, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.
Shkup, gjendet trupi i një personi dhe bagëti të djegura pasi një stallë u përfshi nga zjarri
Shkup, gjendet trupi i një personi dhe bagëti të djegura pasi një stallë u përfshi nga zjarri / AA
7 Korrik 2025

Një trup njeriu dhe bagëti të djegura janë gjetur nga zjarrfikësit mbrëmë pas shuarjes së një zjarri që shpërtheu pranë urës së Lepencit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në buletinin e ngjarjeve ditore njoftoi se dje në orën 18:00 në sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është denoncuar se një zjarr ka shpërthyer në bar të thatë pranë urës mbi lumin Lepenc, afër Stacionit Hekurudhor Gjorçe Petrov, i cili është përhapur dhe ka përfshirë një stallë ku ka pasur kafshë shtëpiake.

"Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga hapësirat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur bagëtish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në njoftimin e ministrisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us