TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet me homologun rus dhe atë kazak në margjinat e samitit të BRICS
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Llavrov, në margjinat e samitit të BRICS-it në Rio de Janeiro, Brazil.
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet me homologun rus dhe atë kazak në margjinat e samitit të BRICS
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet me homologun rus dhe atë kazak në margjinat e samitit të BRICS / AA
një ditë më parë

Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Llavrov të hënën diskutuan çështje dypalëshe politike dhe ekonomike, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Dy ministrat gjithashtu shkëmbyen mendime mbi çështje rajonale, përfshirë rreziqet që paraqet agresiviteti në rritje i Izraelit në rajon, zhvillimet e fundit në Gaza, aktivitetet bërthamore të Iranit dhe situatën në Afganistan.

Po ashtu të hënën, Fidan zhvilloi një takim edhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Murat Nurtleu, sipas Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

Samiti dyditor i BRICS-it u hap të dielën, duke mbledhur liderë të ekonomive më të mëdha në zhvillim për të diskutuar mbi sigurinë globale, reformën e qeverisjes dhe bashkëpunimin në Jugun Global.

BRICS-i përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut si anëtare themeluese, ndërsa së fundmi grupit i janë shtuar edhe disa vende të tjera.

Türkiye ka aplikuar për anëtarësim në BRICS dhe është ftuar posaçërisht në samitin e sivjetshëm.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us