BOTA
2 minuta leximi
Tel Aviv, protestë me kërkesën për armëpushim në Gaza dhe rikthimin e pengjeve
Protesta u mbajt përpara ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Tel Aviv, me kërkesën për armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve izraelite.
Tel Aviv, protestë me kërkesën për armëpushim në Gaza dhe rikthimin e pengjeve
Tel Aviv, protestë me kërkesën për armëpushim në Gaza dhe rikthimin e pengjeve / AA
11 orë më parë

Një grup personash u mblodh përpara ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Tel Aviv, Izrael, duke mbajtur një demonstratë me kërkesën për armëpushim në Gaza dhe rikthimin e pengjeve izraelite.

Demonstruesit mbajtën në duar pankarta ku kërkohej armëpushim në Gaza, foto të presidentit amerikan, Donald Trump, foto të pengjeve dhe flamuj amerikanë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të përditshme për shtyp informoi se Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohen për darkë sonte dhe do të diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ajo vuri në dukje se do të diskutohen sulmet ndaj Iranit, paqja dhe fundi i konfliktit në Gaza, si dhe marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Izraelit.

Duke folur me gazetarët në një aeroport, Trump sot shprehu shpresën lidhur me arritjen e një marrëveshje së shpejti në Gaza.

"Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën", tha Trump, duke theksuar vendosmërinë e tij për të arritur armëpushim në Gaza gjatë orëve kur kryeministri izraelit Netanyahu po udhëtonte për në Uashington.

"Mendoj se ka një shans të mirë të arrijmë marrëveshje me Hamasin për shumë nga pengjet javën e ardhshme. E dini, ne kemi liruar shumicën e pengjeve, por shumë nga pengjet e mbetura do të lirohen. Mendojmë se këtë do ta bëjmë këtë javë", tha presidenti amerikan.

Trump pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:00 sipas kohës lokale të ShBA-së, me Netanyahun, mbi të cilin ka ushtruar presion për armëpushim në Rripin e Gazës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us