10 orë më parë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të hënën se ShBA-ja do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë.
“Do të dërgojmë më shumë armë. Duhet ta bëjmë. Ata duhet të jenë në gjendje të mbrohen”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai theksoi se Ukraina është “nën një presion shumë të madh”.
“Do të duhet të dërgojmë më shumë armë, kryesisht të natyrës mbrojtëse. Por ata po goditen vërtet rëndë. Shumë njerëz po humbasin jetën në këtë kaos”, shtoi ai.