BOTA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite sulmoi një pikë të shpërndarjes së ushqimeve në Gaza, të paktën tre të vrarë
“Pushtuesi izraelit vazhdon, edhe në këtë moment, të ndjekë një politikë që synon të gjitha aspektet e jetës në Rripin e Gazës”, tha një zëdhënës i mbrojtjes civile.
Ushtria izraelite sulmoi një pikë të shpërndarjes së ushqimeve në Gaza, të paktën tre të vrarë
Ushtria izraelite sulmoi një pikë të shpërndarjes së ushqimeve në Gaza, të paktën tre të vrarë / AA
28 Maj 2025

Tre palestinezë u vranë dje në një sulm të ushtrisë izraelite në një pikë shpërndarjeje ushqimi në lagjen Al-Tuffah në veri të Gazës.

Të plagosurit dhe trupat e të vdekurve u transferuan në Spitalin Baptist Al-Ahli.

“Pushtuesi izraelit vazhdon, edhe në këtë moment, të ndjekë një politikë që synon të gjitha aspektet e jetës në Rripin e Gazës. Vetëm pak çaste më parë, në shkollën Shaaban al-Raees në zonën Al-Tuffah, forcat pushtuese izraelite shënjestruan një grup civilësh me një sulm me dron, ndërsa ata po përgatisnin ushqim në një kuzhinë të përbashkët”, tha Mahmoud Basal, zëdhënës i mbrojtjes civile.

“Si rezultat, tre civilë u vranë dhe u raportuan më shumë se dhjetë të plagosur, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital”, tha ai, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që Izraeli sulmon kuzhinat e tilla, nga të cilat varen mijëra familje.

Ndryshe, të paktën 54.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.



BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us