BOTA
2 minuta leximi
ShBA, mbahen protesta për lirimin e studentit palestinez Mahmoud Khalil
Mijëra qytetarë në Chicago dhe qytete të tjera protestuan duke kërkuar lirimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil dhe teksa mbanin slogane kundër pushtimit të Gazës nga Izraeli.
ShBA, mbahen protesta për lirimin e studentit palestinez Mahmoud Khalil
Mbahen protesta në ShBA për lirimin e studentit palestinez Mahmoud Khalil
12 Mars 2025

Pasi policia federale arrestoi studentin palestinez, aktivistin Mahmoud Khalil, i cili udhëhoqi protestat në Universitetin Columbia në New York, qindra qytetarë në Chicago, Illinois, si dhe në shumë qytete të tjera të ShBA-së, mbajtën një marsh duke kërkuar lirimin e Khalilit.

Në demonstratë nuk munguan as sloganet kundër pushtimit të Gazës nga Izraeli.

Presidenti amerikan, Donald Trump në një deklaratë në rrjetet sociale e përshkroi arrestimin si "i pari nga shumë arrestime", ndërkaq protestuesit thanë se do të vazhdojnë të ngrenë zërin kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga administrata e Trumpit.

Avokatja dhe aktivistja Jinan Chehade, e cila mori pjesë në protesta u prononcua për Anadolu.

Duke theksuar se mijëra njerëz morën pjesë në protestën në Chicago duke kërkuar lirimin e Mahmoud Khalilit, Chehade tha: "Khalili është aktivist i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij nga sistemi dhe administrata".

Ajo tha se asnjë forcë nuk mund t'i heshtë apo t'i shtyjë në frikë. "Ne jemi këtu si miliona njerëz në të gjithë ShBA-në. Jemi këtu për të thënë se e mbrojmë njëri-tjetrin dhe se nuk do të heshtim kurrë për gjenocidin në Gaza, përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë për spastrimin etnik dhe pushtimin e Palestinës", theksoi Chehade.

Arrestimi i Khalilit

Studenti dhe aktivisti Mahmoud Khalil ishte arrestuar pas udhëheqjes së protestave pro palestineze në Universitetin Columbia në ShBA.

Avokatja Amy Greer deklaroi se megjithëse Khalili ishte në ShBA si "banor i përhershëm me kartë të gjelbër" dhe gruaja e tij ishte amerikane, ai u arrestua nga zyrtarët e Emigracionit dhe Doganave të ShBA-së (ICE) dhe iu anulua karta e tij e gjelbër.

Sekretari amerikan i Shteti, Marco Rubio në llogarinë e tij në X deklaroi: "Ne do të anulojmë vizat ose kartat e gjelbra të mbështetësve të Hamasit në ShBA në mënyrë që ata të deportohen".

Trump tha se do t'i deportojë studentët ndërkombëtarë që marrin pjesë në protestat kundër masakrës në Gaza në kampuset e kolegjeve amerikane në pranverën e vitit 2024.

Një gjykatës në ShBA lëshoi ​urdhër të përkohshëm bllokues kundër dëbimit të Mahmoud Khalilit.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us