TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri i Jashtëm turk Fidan takon homologun amerikan Rubio në Bruksel
Fidan dhe Rubio u takuan në kuadër të takimit së ministrave të jashtëm të NATO-s.
Ministri i Jashtëm turk Fidan takon homologun amerikan Rubio në Bruksel
Ministri i Jashtëm turk Fidan takon homologun amerikan Rubio në Bruksel / AA
3 Prill 2025

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas një postimi në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme turke në platformën X, Fidan dhe Rubio u takuan në kuadër të takimit së ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ndryshe, sot në kryeqytetin e Belgjikës mbahet takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, përpara samitit të NATO-s në qershor, që pritet të vendosë terrenin për koordinimin e mëtejshëm të politikave midis vendeve anëtare.

Burimet thonë se takimi, që shënon konsultimin e parë kolektiv midis administratës së re të ShBA-së dhe aleatëve të NATO-s, do të mbulojë një sërë çështjesh sigurie, duke përfshirë mbrojtjen kolektive, luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin e NATO-s me partnerët e saj në Azi-Paqësor.


BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us