LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Izraeli urdhëron mbylljen e shkollës së administruar nga UNRWA-ja në Kudsin Lindor të pushtuar
Zyra e Guvernatorit së Kudsit tha se forcat izraelite bastisën shkollën e UNRWA-s për vajza në kampin e refugjatëve Shu’fat në Kudsin Lindor dhe dhanë urdhër ushtarak që kërkon mbylljen e shkollës prej 8 majit.
Izraeli urdhëron mbylljen e shkollës së administruar nga UNRWA-ja në Kudsin Lindor të pushtuar
Izraeli urdhëron mbylljen e shkollës së administruar nga UNRWA-ja në Kudsin Lindor të pushtuar / AA
8 Prill 2025

Izraeli ka vendosur të mbyllë një shkollë të administruar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor të pushtuar.

Zyra e Guvernatorit së Kudsit tha se forcat izraelite bastisën shkollën e UNRWA-s për vajza në kampin e refugjatëve Shu’fat në Kudsin Lindor dhe dhanë urdhër ushtarak që kërkon mbylljen e shkollës nga 8 maji.

Sipas urdhrit, askush nuk do të lejohet të hyjë në ndërtesën e shkollës pas 8 majit, përfshirë drejtorët, mësuesit apo stafi tjetër i shkollës.

“Çdo shkelje e urdhrit do të konsiderohet vepër penale”, thuhet në urdhrin e ushtrisë izraelite.

Izraeli përmendi mungesën e një licence për hapjen e një shkolle dhe nuk specifikoi se për sa kohë do të qëndrojë e mbyllur shkolla.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga UNRWA-ja apo Izraeli mbi raportin.

Në tetor të vitit 2024, parlamenti izraelit miratoi dy ligje që ndalojnë operacionet e UNRWA-së në Izrael dhe në zonat nën pushtimin e saj, si dhe ndalojnë autoritetet izraelite të kenë ndonjë kontakt me agjencinë e OKB-së. Ligjet hyrën në fuqi më 30 janar.

Izraeli pretendon se punonjësit e UNRWA-s ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, një akuzë e mohuar fuqishëm nga agjencia e OKB-së.

E themeluar në vitin 1948, UNRWA ka shërbyer si një mjet jetësor kritik për refugjatët palestinezë, duke mbështetur afër 5,9 milionë njerëz në gjithë Gazën, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.


BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us