Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, deklaroi se shteti izraelit do ta vazhdojë dhunën kundër palestinezëve për sa kohë që ai nuk do të ndalohet dhe se nuk ka mbetur shumë kohë për ta shpëtuar popullin palestinez.
Në qytetin Pantin një periferi e Parisit të Francës, në datat 5-6 prill u mbajt një aktivitet dyditor mbi Palestinën.
Albanese mori pjesë në këtë aktivitet ku në sesione të ndryshme u diskutuan çështje si gjenocidi në Gaza, spastrimi etnik, kolonializmi në Palestinë dhe dhuna që zbatohet nën sundimin kolonial.
Ajo tha se grupeve proizraelite që duan t'i japin fund detyrave të tyre në OKB nuk duhet t'u kushtohet shumë rëndësi. "Kjo është puna e tyre. Ata paguhen për këtë", tha ajo.
Duke kujtuar se Izraeli ka shkelur armëpushimin që filloi me Hamasin në janar dhe ka vrarë afro 100 persona në Gaza, Albanese tha se nuk ishte e befasuar nga shkelja e përsëritur e armëpushimit nga qeveria e Tel Avivit.