LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Organizata terroriste PKK/YPG në Siri rrëmbeu 15 fëmijë brenda një muaji
Organizata terroriste PKK/YPG muajin e fundit ka ndarë 15 fëmijë nga familjet e tyre në rajonet që ka pushtuar në lindje të Eufratit në Siri, për t'i rekrutuar në forcat e saj të armatosura.
Organizata terroriste PKK/YPG në Siri rrëmbeu 15 fëmijë brenda një muaji
Organizata terroriste PKK/YPG në Siri rrëmbeu 15 fëmijë brenda një muaji / AA
8 Prill 2025

Organizata terroriste PKK/YPG muajin e fundit ka ndarë 15 fëmijë nga familjet e tyre në rajonet që ka pushtuar në lindje të Eufratit në Siri, për t'i rekrutuar në forcat e saj të armatosura.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, PKK/YPG i rrëmbeu fëmijët nga qytetet e pushtuara Raqqa dhe Al-Hasakah si dhe nga qytezat e Al-Qamishli dhe Ayn al-Arab.

Moshat e 15 fëmijëve të rrëmbyer nga organizata në muajin e fundit për t'i bashkuar me forcat e saj të armatosura variojnë nga 11 deri në 16 vjeç.

Fëmijët dhe të rinjtë që PKK/YPG-ja i rrëmben ose i ndalon i dërgon në të ashtuquajturat kampe trajnimi për stërvitje të armatosur.

Organizata terroriste fëmijët që i rrëmben i pengon të komunikojnë me familjet e tyre.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us