RAJONI
1 minuta leximi
Kallëzime të rreme për bomba në dy shkolla në Shkup
Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin por pas kontrolleve të nevojshme kanë zbuluar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.
Kallëzime të rreme për bomba në dy shkolla në Shkup
Kallëzime të rreme për bomba në dy shkolla në Shkup / TRT Balkan
8 Prill 2025

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë emaile ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur një mjet shpërthyes. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin por pas kontrolleve të nevojshme kanë vërtetuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.  

“Më datë 08.04.2025, dy shkolla në Shkup kanë raportuar në RSSH Shkup se kanë marrë njoftim përmes emailit për gjoja të vendosur eksploziv. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të posaçme dhe gjithashtu janë kryer kontrollet e nevojshme dhe kanë ardhur në përfundimin se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us