BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Sudani rihap hapësirën ajrore për aviacionin civil në lindje të vendit
Në lindje të vendit është hapur një qendër alternative për navigimin ajror në Port Sudan.
Sudani rihap hapësirën ajrore për aviacionin civil në lindje të vendit
Sudani rihap hapësirën ajrore për aviacionin civil në lindje të vendit.     /Foto: Reuters
16 Gusht 2023

Autoriteti i Aviacionit Civil të Sudanit ka rihapur hapësirën ajrore në pjesën lindore të vendit për trafikun ajror.

Autoritetet thanë se kishin rihapur "hapësirën ajrore të Sudanit për trafikun ajror në rrugët lindore të vendit, duke filluar nga sot".

Një qendër alternative për navigimin ajror u krijua në qytetin e Port Sudanit në lindje të vendit.

Hapësira ajrore e Sudanit u mbyll fillimisht në mes të prillit për shkak të përleshjeve midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë që kanë shkatërruar vendin.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us