RAJONI
1 MINUTA LEXIMI
Kalaja e Gjirokastrës, kështjella më e vizituar në Shqipëri
Të dhënat e DRTK-së në Gjirokastër thonë se në periudhën janar-korrik Kalanë e Gjirokastrë, të njohur edhe si Kalaja e Argjiros e kanë vizituar 100.000 vizitorë.
Kalaja e Gjirokastrës, kështjella më e vizituar në Shqipëri
Kalaja e Gjirokastrës, kështjella më e vizituar në Shqipëri / Photo: ATSH / Photo: AA
22 Korrik 2024

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Gjirokastrës njoftoi për një rritje prej 45 për qind të vizitueshmërisë në Kalanë e Gjirokastrës.

Siç njoftoi DRTK-ja në Gjirokastër vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në kala, e cila regjistron sërish një numër të lartë vizitorësh për periudhën janar-korrik 2024.

Kjo e bën Kalanë e Gjirokastrës, destinacionin turistik më të vizituar dhe pëlqyer prej turistëve nga gjithë bota në trevat shqiptare.

100.000 mijë vizitorë vendas e të huaj e kanë vizituar Kalanë e Argjirosë gjatë kësaj periudhe, thënë ndryshe, 31.000 vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us