TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye sjell në vend 15 të kërkuar nga 5 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut
Operacioni siç rapotuan autoritet turke u koordinua nga departamentet për krimin e organizuar, inteligjencën, narkotikët, antiterrorizmin, kontrabandën e emigrantëve dhe krimet kibernetike.
Türkiye sjell në vend 15 të kërkuar nga 5 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut
Türkiye sjell në vend 15 të kërkuar nga 5 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut / AA
11 orë më parë

Pesëmbëdhjetë persona të kërkuar, përfshirë 13 me urdhërarrest ndërkombëtar të Interpolit dhe dy nga lista kombëtare e të kërkuarve të Türkiyes, janë ekstraduar nga pesë vende, bëri të ditur të hënën ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya.

Në një postim në platformën X, Yerlikaya tha se individët u kapën dhe u sollën në Türkiye nga Gjeorgjia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

Sipas tij, të dyshuarit të gjithë të kërkuar për vepra të ndryshme penale u identifikuan përmes analizës së të dhënave të Interpolit, regjistrave të forcave të rendit në Türkiye, rrjeteve sociale dhe burimeve të hapura. Operacioni u koordinua nga departamentet për krimin e organizuar, inteligjencën, narkotikët, antiterrorizmin, kontrabandën e emigrantëve dhe krimet kibernetike.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us