BOTA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni
Sipas një deklarate të ushtrisë, pritja ka ndodhur në agimin e së dielës, por nuk specifikohet se cilat zona ishin në shënjestër ose nëse ka pasur ndonjë dëm.
Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni
Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni / AA
6 Korrik 2025

Ushtria izraelite pretendoi se ka pritur një raketë të lëshuar herët sot nga Jemeni, ndërsa sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në zona të shumta në gjithë vendin.

Sipas një deklarate të ushtrisë, pritja ka ndodhur në agimin e së dielës, por nuk specifikohet se cilat zona ishin në shënjestër ose nëse ka pasur ndonjë dëm.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi i Jemenit mbi deklaratën izraelite.

Houthit kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit që kur ushtria izraelite rifilloi sulmet ndaj Gazës në mars pas dy muajsh armëpushim të paqëndrueshëm.

Që nga nëntori i vitit 2023, grupi ka synuar gjithashtu anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku më shumë se 57.300 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us