Prodhimi bujqësor i Türkiyes arriti një nivel rekord, duke u rritur nga 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023, në 74 miliardë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 7 për qind që e vendosi vendin midis shtatë vendeve më të mira në botë në këtë sektor, njoftoi sot ministri i Bujqësisë dhe i Pylltarisë i vendit, Ibrahim Yumaklı.
“Prodhimi ynë bujqësor, i cili ishte 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023, u rrit me 7 për qind në 74 miliardë dollarë në vitin 2024, duke na vendosur midis shtatë vendeve më të mira në botë”, tha Yumaklı në X.
“Sipas të dhënave të Bankës Botërore, prodhimi ynë bujqësor u rrit nga 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023 në 74 miliardë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 7 për qind. Me këtë, ne kemi hyrë në shtatë vendet e para në nivel global. Për herë të parë, vendi ynë ka tejkaluar shifrën prej 70 miliardë dollarësh”, shtoi ai.
Yumaklı gjithashtu përgëzoi ata që kontribuuan në sukses, përfshirë prodhuesit dhe industrialistët.