RAJONI
1 minuta leximi
UEFA: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Euro U21 tregon që futbolli nuk ka kufij
“Ne e shikojmë turneun e EURO U21, të organizuar bashkërisht nga Shqipëria dhe Serbia, si një shembull i shkëlqyer që na kujton se nuk ka kufij të vërtetë në futbollin evropian”, ka thënë Ceferin në Kongresin e UEFA-s që po zhvillohet në Beograd.
UEFA: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Euro U21 tregon që futbolli nuk ka kufij
UEFA: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Euro U21 tregon që futbolli nuk ka kufij / AP
3 Prill 2025

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka përgëzuar dy federatat e futbollit, atë të Shqipërisë dhe të Serbisë për bashkëpunimin në organizimin e Kampionatit Evropian për grupmoshat U21. 

Ai u shpreh se ky organizim është shembulli më i qartë se futbolli është sport i cili nuk njeh kufij.

“Ne e shikojmë turneun e EURO U21, të organizuar bashkërisht nga Shqipëria dhe Serbia, si një shembull i shkëlqyer që na kujton se nuk ka kufij të vërtetë në futbollin evropian”, ka thënë Ceferin në Kongresin e UEFA-s që po zhvillohet në Beograd.

Më tej, kreu i UEFA-s ka shtuar se futbolli është sport i cili flet një gjuhë universale dhe shkon përtej kufijve.

Kampionati Evropian i futbollit për grupmoshat U21 do të zhvillohet në vitin 2027.


BURIMI:Kosova Press
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us