17 Prill 2025
NATO-ja ka bërë të ditur se një takim jozyrtar i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) në nivel të ministrave të jashtëm do të zhvillohet në qytetin bregdetar turk Antalya më 14 dhe 15 maj.
Takimi i nivelit të lartë do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i aleancës së mbrojtjes, Mark Rutte.
Zyrtarët turq akoma nuk janë prononcuar lidhur me takimin në fjalë.