RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, sot përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit
Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill, por partitë opozitare votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Kosovë, sot përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit
Kosovë, sot përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit / AA
19 Prill 2025

Deputetët e zgjedhur të Kosovës do të mblidhen sot më 19 prill në një përpjekje të tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Përpjekja e parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill, por partitë opozitare votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan se anëtarët e qeverisë në detyrë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit - periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deputeti më i vjetër në Kuvend, Avni Dehari, i cili po kryeson seancën, tha se deputetët e zgjedhur mblidhen sërish më 19 prill në orën 12:00.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us